Terapia dentare merret me rregullimin e dhembeve nga prishja e tyra(kariesi dentar).Ne stadet e para ajo fillon me nje pike te bardhe e cila me vone kthehet ne nje kavitet.Duke qene se ne fazat e para prishja e dhembeve nuk jep shqetesime dhe ndjeshmeri duhet qe nje here ne gjashte muaj te behet kontrolli tek mjeku stomatolog.Sa me heret te trajtohet prishja e dhembit aq me pak strukture dhembore demtohet.
- Ne sherbimet e terapise dentare ne ofrojme :
- Mbushje dhembi pa heqje te nervit – kur prishja e dhembit eshte ne stadet fillestare ose te mesme dhe nuk e ka prekur pjesen e brendhsme te dhembit e cila quhet nervi i dhembit
- Mbushje dhembi te thella pa heqje te nervit – kur prishja e dhembit eshte afer ose ne kontakt me siperfaqen e dhomes ku qendron nervi, ne kete faze realizohet mbushja e dhembit nepermjet shtresave rigjeneruese te cilat sherbejne si barriere ndaj nervit
- Mbushje dhembi me heqje te nervit – kur prishja ka prekur dhomen e nervit dhe neke faze pacienti mund te ndjeje dhimbje. tjajtimi konsiston ne heqjen e nervit, pastrimin e rrenjes se dhembit, mbushjen e rrenjes se dhembit e me pas mbushjen e kurores se dhembit.
- Trajtimi i dhembeve me infeksion – kjo procedure konsiston ne trajtimin e dhembeve kur prishja e tyre ka kaluar pertej rrenjes se dhembit duke dhene nje vater infeksioni, ky infeksion ne disa raste mund te mos jape dhimbje dhe diagnostifikohet nepermjat grafive intraorale.
- Ritrajtimet endodontike – jane trajtime te cilat perfshijne riperpunimin e dhembit dhe rrenjes se tij te trajtuar me pare ne menyre jokorrekte e cila mund te kete dhene ose jo dhimbje pacientit , trajtimi ne kete rast mund te zjase nje ose disa seanca
- Rikonstruksioni i dhembit me fiber qelqi – konsiston ne vendosjen e nje strukture estetike te bardhe ne kanalin e rrenjes se dhembit per te mbajtur mbushjen e kurores se tij, kjo ben nje lidhje midis rrenjes dhe kurores dhe dhembit e cila me pas sugjerohet te vishet me nje kurore protetike.
- Protetike – merret me zevendesimin e nje ose disa dhembeve qe mungojne:kurora teke (kellef) te cilat ndertohen mbi dhemb kur mbushja e tyra eshte masive dhe nuk siguron qendrueshmeri. Kurorat mund te realizohen ne disa materiale: kurore metal-porcelan ku punime perbehet nga dy shtresa , metali ,shtresa e brendshme dhe porcelani shtresa e jashtme.
- Kurore zirkon – eshte nje material metal-free por duke pasur fortesine e metalit dhe ngjyren e njejte me te dhembit. Ajo pergatitet nepermjet nje pajisje printimi 3d qe duhet cad-cam.Kjo jep nje precizion te larte punimit dhe nje fortesi dhe pershtatshmeri maksimale me dhembin.
- Kurore zirkon-emax – eshte nje material ku pervec zirkonit vendoset lart nje qeramike emax duke i dhene veti te larta estetike.
- Kurore emax – perbehet nga nje material lithium-dislikati i cili eshte nje qelq i presuar qe perthyhen mjaft mire rrezet e drites. Kjo e ben qe te jete nje material majft i ngjashem me strukturen natyrale te dhembit duke dhene nje estetike maksimale.
- Ure dentare – te cilat jane punime qe zevendesojne nje ose disa dhembe.Ato mund ti keni te ndertuara nepermjet disa materialeve: ure metal-porcelani,ure zirkoni,ure zirkon-emax.
- Proteza te levizshme – te cilat mund te jene te pjesshme ose totale. protezat e pjesshme mund te ndertohen nepermjet materialit rezine solide , rezine elastike, metali(proteza te skeletuara),proteza te levizshme me atashmente, etj.
- Proteza te levizshme totale – te cilat vendosen ne paciente qe nuk kane dhembe.
- Efektet anesore pas anestezise jane shume te rralla githashtu efektet e anestezise lokale mund te zgjasin per disa ore. Per me shume informacion ju lutem kotanktoni ose line nje mesazh ne numrin +355696193302.